Rama: Me Berishën zihemi por mirënjohje për rolin në çështjen e Kosovës

2015-08-22 1

Me një ceremoni të kuruar deri në detaje vizuale, Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar edhe njëherë në Kukës.
Emocione e jo në pak raste edhe lotë, kanë sjellë në një kohë tjetër pas 15 vitesh dhimbjen e madhe shqiptare matanë kufirit dhe solidaritetin e pashoq këtej kufirit të eksodit të vitit '99.

Në konferencën "Nga Eksodi tek partneriteti Strategjik", pjesë e aktiviteteve për këtë ditë, Rama shprehu mirënjohje për ish kryeministrin Pandeli Majko, por edhe për paraardhësin e tij, Sali Berishën për rolin që ka luajtur për pavarësinë e Kosovës.

"Për çështje politike do ishim konfliktuar edhe në çfarë muaji jemi"-tha Rama duke shtuar se fatmirësisht për çëshje madhore bashkohemi.

Pavarësia e Kosovës, Rama mirënjohje Berishës, e Majkos
"Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek cështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve."

"Falë lidershipit të Pandeli Majkos, u bë e mundur që një vend i vogël të dukej çuditshëm i madh në sytë e të tjerëve." tha Rama . Të dy kryeministrat, si Edi Rama dhe Hashim Thaçi shprehën falenderimet për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n për rolin në pavarësinë e Kosovës .

"Sot kombi shqiptar është jo vetëm më i bashkuar, por edhe më i sigurtë", u shpreh kryeministri Thaçi.

Rama: Jo më koha e teatrit nacionalist por e bashkimit të shqiptarëve në BE

"Kjo kohë e re nuk është e teatrit nacionalist as e skeceve, por koha e një pune intensive në të gjitha planet. Që ka filluar dhe po ndërton hap pas hapi urat e bashkimit të shqiptarëve të gjeneratës tjetër me një sistem të njësuar arsimor." tha Rama.

Në foltoren ceremoniale kanë parakaluar pothuajse gjithë Ministrat deri edhe tek ish-prefektë e bashkiakë të periudhës së ekspodit, por mungoi përjetimi i Kryeministrit simbol të luftës Pandeli Majko, që gjithsesi mori më shumë se askush mirënjohjen brohoritëse të sallës.

Opozita nuk ishte e pranishme në ceremoni
Opozita e Shqipërisë nuk u bë pjesë e festimit të kësaj drame shqiptare, ndonëse nga qeveria u tha se ka pasur ftesë për të gjithë deputetët e majtë e të djathtë. Për shkak të angazhimeve në Tiranë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk ishte në ceremonitë e zhvilluara në kryeqytetin e bashkimit të shqiptarëve.

Bushati: Mirenjohje SHBA-NATO-BE

"Është dita për të kujtuar eksodin më të madh të shqiptarëve në Kukës dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-NATO-BE që ndalën spastrimin etnik." U shpreh ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati në Pallatin e Kulturës ku po mbahet konferenca "Nga eksodi tek partneriteti strategjik".

Dokumentari përlot ministren Çitaku
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Pallatin e Kulturës nisi konferenca "Nga eksodi te partneriteti strategjik", e cila u hap me shfaqjen e një mini-d...

Free Traffic Exchange