Kontrolli për shitjen e barnave pa TVSH, nga 150 farmaci në Tiranë, 10 nuk zbatuan vendimin

2015-08-22 5

Për këtë pullë të re tek ilaçet që kanë të hequr TVSH, në tregun farmaceutik është krijuar një situatë jo e qartë. Qendra e Kontrollit të barnave nëpërmjet zyrës juridike thotë se në treg janë hedhur 2 milion pulla të reja pa 10% e TVSH-së. Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara, 10 farmaci në Tiranë kanë tregëtuar barna me TVSH dhe sipas ligji një shkelje të tilla do të thotë gjobë me 10-fishin e çmimit të barit që është tregëtuar.
Por përtej këtyre kontrolleve, subjektet farmaceutike të cilat preken nga ky vendim thanë se Ministria e Shëndetësisë vetëm pak ditë para zhvillimit të trenderit për ilaçe ka nxjerrë një urdhër për të shtyrë datën e tenderave, por duke hequr edhe autorizimin e prodhuesve dhe vërtetimin e regjistrimit të barit, e thënë më thjeshtë pasiguri për qytetarët e pacientët se çfarë medikamentesh blejnë.
Nga ana e saj Ministria e Shëndetësisë në një reagim thotë se ka punuar me përkushtim dhe ka hequr TVSH për ilaçet. Ministria thotë se "shëndeti nuk është biznes dhe pavarësisht prishjes së disa interesave klienteliste, reforma që kemi ndërmarrë po funksionon dhe qytetarit po i shërbehet më mire.Sot në farmaci ka më shumë barna dhe me çmime më të ulëta".