Zaev: Gruevski të pranoj krimin

2015-08-22 0

LSDM ka publikuar sot detajet nga skandali mbi 2 milion euro në të cilin është përfshirë drejtpërdrejtë kryeministri Gruevski. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev prezantoi dëshmi të shitjes së 51% të aksioneve të' Makedonska Banka' biznesmenit të njohur serb Jovica Stefanoviq, apo i njohur si gazda Nini. Sipas tij shitja është bërë përmes 6 kompanive që kanë poseduar aksione në këtë bankë. Sipas LSDM-së shitja ka kushtuar 900 mijë euro ndërsa Gruveski ka marrë plus 1 milion e 500 mijë euro në dorë. Zaev kërkon që Gruevski personalisht të pranoj këtë vepër, në të kundërtën ata do të vazhdojnë të publikojnë dëshmi të tjera.

"Nikolla Guevski ka marr me para kesh prej 2.400.000 euro nga shitja e 51% të aksioneve të 'Makedonska banka'. Për shkak të kësaj mënyre të shitjes, përveç që janë shkelur shumë ligje, direkt është dëmtuar edhe buxheti i Maqedonisë me fond prej mbi 225 mijë euro për shkak të mospagimit të tatimit të fitimit. Prandaj kryeministri Gruevski duhet të përgjigjet: Sipas cilës bazë ai ka kontrolluar 6 kompanitë aksionare në 'Makendoska banka'? Ku kanë përfunduar 900 mijë euro të tërhequra nga llogarit bankare të 6 kompanive në këtë bankë?Ku kanë përfunduar 1 milion e 500 mijë euro të paguara kesh Nikolla Gruevskit nga 'gazda Nini ?", deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.

Edhe sulmin e djeshëm verbal ndaj kandidatit presidencial të tyre Stevo Pendarovski, Zaev e konsideron si reagim ndaj këtij skandali. Zaev nuk përjashtoi mundësinë që nëse kryeministri Gruevski nuk pranon veprën, atëherë LSDM-ja lëndën do ta dorëzojë në prokurori. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange