Tirana, fiton kupën, Yldon Ndroqi golashënuesi më i mirë

2015-08-22 15

Akademia e Futbollit Tirana, e moshave U 11 dhe U 13 mori pjesë në aktivitetin e grupmoshave të zhvilluar në Greqi. Në këtë turne futbollistik, Akademia Tirana, arriti të bëjë një performancë mjaft cilësore duke zhvilluar kështu edhe disa ndeshje, të cilat i dhanë ekipit të Akademisë Tirana në fund jo vetëm këpucën më të mirë të aktivitetit, por edhe të fitojë kupën e këtij turneu ndërkombëtar që organizohet nga Qeveria e Futbollit Evropian, UEFA.
Në këtë turne, merrnin pjesë 20 ekipe nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës. Shqipëria u përfaqësua nga dy ekipe grupmoshash, duke arritur të dal nga ky aktivitet me triumfin e fitimit të trofeut.
Akademia e futbollit Tirana, zhvilloi në total katër ndeshje, ku spikati fitorja e thellë në takimin e parë 4-0, ndërsa golashënuesi më i mirë i Akademisë Tirana u shpall Yldon Ndroqi, duke realizuar në total 5 gola.
Ky aktivitet organizohet çdo vit nga UEFA me pjesëmarjen e shumë shteteve. Në fund të këtij aktiviteti, organizatorët vlerësuan për performancën, cilësinë e lojës dhe Fayr Play, Akademinë Tirana, për shfaqjen që tregoi në fushë në të gjithë këtë aktivitet.

Free Traffic Exchange