A1 Report - Debora mbulon jugun dhe veriun probleme me energjine elektrike

2015-08-22 0

Edhe pse ka disa ditë që ka kaluar dita e Verës, në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur përsëri të bien reshje dëbore. Në Peshkopi e Korçë, reshjet e rëna gjatë gjithë natës kanë krijuar vështirësi qarkullimi në disa akse. Në Peshkopi, trashësia e borës brenda në qytet ka arritur në 15 centimetra, kurse në zonat rurale deri në 20 centimetra. Edhe në rrethin e Korçës, bora ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve; në Qafë Plloçë dhe Grabovicë makinat këshillohen të kalojnë vetëm me zinxhirë, kurse në Qafë Thanë, Dardhë dhe Voskopojë akset janë të kalueshme dhe pa to. Në zonat e bllokuara janë vënë në veprim borëpastrueset për hapjen e këtyre akseve