Elbasan, 800 socialistë akuza Blushit: Po krijon një grup anti-Rama

2015-08-22 1

Një pjesë e anëtarësisë së Elbasanit japin alarmin se në qarkun e tyre po krijohet një grup anti-Rama dhe anti-PS.
Shqetësimi është ngritur nga rreth 800 anëtarë të PS-së, të cilët thonë se pas kësaj fshihet detuteti i zonës Ben Blushi së bashku me drejtuesit e lartë të PS së qarkut, të cilët pretendojnë se kryeministri Rama po shkatërron Partinë Socialiste.
Ata i kanë dërguar një letër Kryeministrit Rama dhe Kreut të Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj situate.
Në letrën e dërguar më 14 prill, ata ankohen se Blushi po emëron në poste kyçe në qark, individë që nuk janë aspak të përshtatshëm për detyrat dhe për më tepër nuk kanë asnjë kontribut në PS.
Letërshkruesit thonë se kur i kanë shprehur këtë shqetësim deputetit Blushi, ky i fundit ka bërë rolin e sehirxhiut dhe nuk ka marrë asnjë masë.
Në letër, ankesa ka edhe për kryetarin e PS së Elbasanit, Astrit Halili, për të cilin kërkohet shkarkimi i menjëhershëm, pasi po bashkëpunon me Blushin për krijimin e grupit anti-Rama në Elbasan.
Anëtarët që kanë firmosur letrën, kërkojnë ndërhyrjen e kryetarit Rama dhe strukturave qendrore për t'i vënë fre kësaj përçarje që po shkaktohet në bazën e Elbasanit, por që rrezikon të gjithë partinë.
Ben Blushi, i cili më 23 qershor kryesoi listën e deputetëve në qarkun e Elbasanit, njihet si një ndër zërat më kritikë brenda PS të kryetarit Rama, por deri tani kjo është hera e parë që vetë ai akuzohet nga baza se po dëmton Partinë Socialiste.

Free Traffic Exchange