Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim penal në Prokurori, pasi në arkivën e saj janë zhdukur dosjet për tre gjyqtarë.
Konstatimi ka ardhur pas një inspektimi të bërë në vitet 2012-2013, ku ka rezultuar se mungojne tre dosje për tre gjyqtarë.
Dosjet e humbura, kanë të bëjnë me një inspektim për një gjyqtar nga Durrësi, një nga Korça dhe një nga Lezha.
Ministria e Drejtësisë thekson më tej se dy prej dosjeve të inspektimit janë të KLD dhe një dosje e Ministrisë së Drejtësisë.