Edhe dy gardianë të tjerë u lanë të lirë sot nga Gjykata e Sierrës në Greqi, ndërsa ka përfunduar procesi i marrjes në pyetje të 15 gardianëve të burgut të Nigritës.Një ditë më parë po kjo gjykatë la të lirë me kusht 4 gardianë të tjerë, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë.Ata duhet të paraqiten një herë në muaj në komisariatin e policisë të zonës ku jetojnë dhe u është ndaluar dalja nga shteti grek. Në këtë mënyrë nga 15 gardianë, 6 prej tyre po hetohen në gjendje të lirë dhe pjesa tjetër janë në paraburgim.