A1 Report - Arvizu "arbiter" mes Kodhelit e Bashes, replika ne distance per FA

2015-08-22 0

TIRANE -- "Përplasjet" mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket akuzave më të fundit të Partisë Demokratike për keqpërdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafik droge, janë shfaqur me replika mes ministres së Mbrotjes, Mimi Kodheli dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha. Konferenca vjetore e Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në kuadër të 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka shërbyer për shkëmbimin e replikave në distancë, ku i vetmi "arbitër" mes tyre, ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Ministrja Kodheli, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës, dënoi sulmet politike ndaj Forcave të Amratosura dhe bëri thirrje për ndaljen e keqpërdorimit të tyre. Por në replikë, kryedemokrati Basha tha se duhet transparencë dhe llogaridhënie për ruajtjen e dinjitetit të Forcave të Amratosura.

Replikat mes tyre vijnë një ditë pasi ministrja Kodheli dorëzoi dy padi të tjera në Prokurori për ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, për përdorimin e Forcave të Armatosura në kundërshtim të hapur me misionin e tyre kushtetues. Por gjithashtu, vijnë dhe pas letrës që Kodheli i çoi kryeprokurorit Adriatik Llalla për t'i kërkuar nisjen e procesit hetimor mbi akuzat e opozitës për përfshirjen e FA në trafikun e drogës.

KODHELI: TE NDALET KEQPERDORIMI I FA, S'DO LEJOJME SULMET POLITIKE
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj vlerësoi si arritje historike të vendit anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndërsa u ndal edhe tek sulmet ndaj Forcave të Armatosura, ku dënoi sulmet dhe keqpërdorimin e FA.

"Nuk ka dyshim që anëtarësimi në NATO, është një arritje historike për vendin. Kur mendoj për NATO, mendja më shkon tek FA të cilat që nga fillimi i janë nënshtruar një reforme të gjerë. Kjo u shërbeu FA të krijonin një qasje të re. Shpreh mirënjohje për vendet mike që kanë mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ka kohë që forcat e armatosura janë bërë pjesë e sulmeve politike. Megjithatë unë bëj thirrje për të ndalur keqpërdorimin ndaj FA. Ne do t'i kthejmë dinjitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsum dhe përfitim politik të dëmtojnë imazhinin e ri që ne po krijojmë. Shqipëria dëshmoi se ishte një partner i besueshëm i Aleancës, duke ndërmarrë reforma në një spektër të gjerë që shkonin tej FA, të cilat padyshim janë shndërruar sot në urën e sigurt që lidh Shqipërinë me NATO-n." u shpreh Kodheli.

Duke vazhduar më tej, Kodheli tha se qeveria shqiptare mbështet edhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në shërbim të sigurisë në rajon ndërsa dënoi aneksimin e Krimesë nga Rusia. "Si një aktore e rëndësishme Shqipëria mbetet e vendosur të luajë një rol edhe më të madh në sigurinë në rajon. Në këtë kontekst nuk do të reshtim së përkrahuri qeverinë e Kosovës. Ndërsa ne kremtojmë 5 vjetorin në NATO, Rusia, përmes aneksimit të Krimesë, ka flakur tej librin që rregullon marrëdhëniet mes vendeve në botë. Jam e bindur se paqja është...

Free Traffic Exchange