Opozita: Trafik droge nga aeroporti i Gjadrit, Tahiri: Përrallat e Nokës

2015-08-22 3

Opozita përforcon akuzat për përdorimin e ushtrisë për trafik të lëndëve narkotike. Në seancën e sotme të komisionit të Sigurisë, Nënrkryetari i Komisionit Flamur Noka pyeti Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nëse ishte në dijeni se baza ushtarake e Gjadrit është përdorur për trafik droge. Ndërkohë që Ministri Tahiri i quan "përralla" të pasardhësit të tij. Noka shfrytëzoi praninë e Ministrit të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë për të mbrojtur ligjin e ri për mjetet lundruese për ta pyetur.