PD nuk ka futur veshin në asnjë vrimë çelësi të qeverisë. Kjo ka qenë përgjigja që kreu i opozitës Lulzim Basha i ka drejtuar mazhorancës, duke hedhur poshtë hipotezat se demokratët kanë siguruar sms e minsitrit Tahiri përmes përgjimeve.
"Opozita nuk e ka siguruar e nuk do ta siguronte kurrë, me asnjë formë përgjimi nga ana e saj informacionin, ky mesazh dhe përmbajtja e tij tregojnë fare qartë se çfarë është problem. Problem është përmbajtja dhe jo se kush e çoi dhe kush e mori" tha Basha. Duke rrëzuar çdo dyshim se mesashin ministrit ia çoi kreu i qeverisë, Basha la të kuptohes se mesazhe të tilla rrjedhin nga mazhoranca. Dhe më tej sqaroi 3 çështje që sipas tij ngre sms.