Reforma Administrave-Territoriale, Fier nisin takimet consultative me drejtuesit e Bashkisë

2015-08-22 1

Reforma Administrative-Territoriale ishte në qendër të takimit të sotëm të zhvilluar në Bashkinë Fier. Pas takimit rajonal në bazë Qarku, filluan takimet konsultative së pari në Bashkinë e Fierit, si një nga bashkitë më të mëdha të qarkut. Prefekti i Qarkut, Xhevit Bushi dhe kryetari i Bashkisë Baftjar Zeqaj në fjalën e tyre e vunë theksin te rëndësia që ka kjo reformë për zbatimin e saj në terren.
Ndërsa kordinatori teknik rajonal i reformës Myzaljen Hoxha tha se strukturat, funksionet dhe financat publike janë 3 elementet më të rëndësishëm që bëjnë të mundur funksionimin eficent të pushtetit vendor.
Të pranishëm në takim kanë qenë dhe specialist të fushave të ndryshme. Takimet e konsultimit në bazë Bashkie dhe Komune do të ndalen edhe në ditët në vijim në të 42-njësitë vendore të Qarkut të Fierit. Në qendër të të gjitha takimeve do të jetë rëndësia e zbatimit në terren të reformës si një mënyrë për të eleminuar shpenzimet e tepërta të komunave joeficente dhe rritjen e investimeve postreformës.