Të kenë liri në pranimin në Universitete, por jo masivizim në dalje të tij, pra në diplomim. Ky është gjykimi i Rektorit të Univeristetit të Tiranës, Dhori Kule, në kohë kur arsimi universitar dhe ai parauniversitar është përfshirë në një reformë.
Procesi i akreditimit që po realizohet nga një kompani britanike synon që të bëjë publike cilësinë e Universiteve në vend, por kjo do të shërbejë për arsimin e lartë edhe për shtrëngimin e masave për të marrë një diplomë.
"Unë personalisht jam i mendimit që tipari i masivizimit, që nuk është tipar shqiptar, por është europian dhe botëror duhet të vazhdojë, por i kombinuar me standarde cilësore. Masivizim në hyrje dhe jo në dalje, pra kur themi masivizim në hyrje ka të domosdoshme këtë reformë që ka filluar, që është reforma e standardeve cilësore që institucionet të verifikojnë, të filtrojnë me cilësi produktin që futet në këto institucione" deklaroi Rektori Kule.
Me këtë reformë të rëndësishme në Rektoratin e Universitetit të Tiranës është ngritur gupi i punës dhe bashkë me ekspertë të Ministrisë së Arsimit detajet priten të behen publike së shpejti.
Deklaratat Rektori i Universitetit të Tiranës i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me Universitetin e Gjakovës.
Në këtë rast, Rektori i Universitetit të Gjakovës, Barjam Nuraj, tha se eskperienca e Universitetit të Tiranës është e lavdërueshme, duke e nisur që me bashkëpunimin e stafit akademik dhe me studentët.