Ora News në aeroportin Ushtarak, ku Opozita thotë se është kryer trafik droge

2015-08-22 4

Baza ushtarake ku Partia Demokratike pretendon se është përdorur për trafik droge ndodhet në Gjadër të lezhës. Reparti ushtarak, dhe Aerodromi i Gjadrit nuk është më në funksion prej kohësh, ndërsa ai është përdorur vetëm në raste emergjencash siç ishte rasti i përmbytjeve në Shkodër .

Me kameran tonë kemi udhëtuar drejt kësaj zone, e cila ruhet me ushtarë dhe ndalohet rreptësisht hyrja brenda në repartin ushtarak.

Një ish-ushtarak njëherazi dhe banor i zonës, Gjergj Dedgjonaj, thote se këto akuza janë të pavërteta. Sipas tij në këtë zonë nuk është parë asnjë lëvizje që e vërteton një fakt të tillë, duke deklaruar se po hidhet baltë mbi ushtrinë.

Nuk kam parë asnjë lëvizje. Nuk janë të vërteta. Unë në këtë repart kam jetuar një jetë të tërë, 25 vjet. Nëse do të kishte pasur ne do të kishim dëgjuar zhurmën e avionit. Është gjynah të njolloset emri" thotë nish-ushtaraku për gazetarin Elvis Hila të Ora News.

Akuzat për përdorimin e këtij aeroporti për trafik droge janë bërë edhe sot edhe në komisionin e Sigurisë.

Nënkryetari i komisionit Flamur Noka pyeti ministrin Tahiri nëse ishte në dijeni se baza ushtarake e Gjadrit është përdorur për trafik droge.

Tahiri i quajti përralla ndërsa Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho vlerësoi se akuzat ishin të pabaza.