A1 Report - Naço: KLD ben qoka, me rastin e Ina Rames shkeli hapur ligjin

2015-08-22 2

IRANË -- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço shprehet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mungesë efiçencë, duke shtruar si nevojë urgjente reformën në sistemin e drejtësisë. I ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në studion e "A1 Report", kreu i Drejtësisë tha se "KLD në disa raste bën qoka të deklaruara", ndërsa thekson se inkurajon këtë institucion të futet në rrugën ligjore.

Për këtë ministri Naço i referohet rasteve të kryetarëve të Gjykata në Durrës dhe Shkodër, të cilët janë të komanduar, dhe vonesat në emërimet e kryetarëve në këto gjykata, bëhen pasi krerët aktuale nuk përmbushin kriterin e viteve në detyrë.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë është ndalur tek rasti i ish-kryeprokurores Ina Rama e cila ka paditur sot KLD për mosemërim në Gjykatën e Apelit.

Ministri Naço e ka quajtur të drejtë kërkesën e ish-kryeprokurores, ndërsa thotë se "Rasti është shkelje e hapur e ligjit".

Në reformë synohet të caktohet me ligj, vlerësimi i gjyqtarëve; ngritja e një këshilli edhe për prokurorët me të drejtë vote, etj.

Sipas një eksperti britanik KLD shqiptare është krahasuar me një korporatë krimi?
Do mbaja vetëm pjesën e parë të fjalës korporatë, por sa i përket fjalës krim, aspak. Nga mënyra si veprohet në KLD diçka e ngjashme me korporatën krijohet, por jo sa i takon krimit. Një pjesë e punës së KLD është përmirësuar por ka ende shumë për të bërë. Votimi për 4 vende vakantë në Gjykatën e Durrësit, e bën të ngjashme me korporatën. Kishte zyrtarë të shkëlqyer që nuk morën asnjë votë. Në 61 kandidatë në mënyrë të unifikuar 4 të marrin nga 11 dh e12 vota dhe të tjerët të mos marrin asnjë nuk është normale. Ishte parapërgatitur si votim. Unë besoj se dhe anëtarët e KLD e kanë lexuar progresraportin për 2013 ku flitet qartë se në muajt qershor-korrik KLD pati mundësi të tejkalonte kompetencat e veta për emërime, lirime në detyrë. Nuk mendoj se jam vetëm në KLD, si ministër i Drejtësisë kam të drejtën e një vote, por unë aty përfaqësoj mazhorancën që është votuar në 23 qershor. Qëllimi im është që të bëj përpjekjet maksimale që ky këshill të hyjë në vijën e ligjit. Nga 30 gjykata që ka vendi ynë vetëm 7 kryetarë gjykatash i gjeta të emëruar në shtator kur erdha në detyrë. Në mënyrë selektive ka vazhduar të vihen në rend dite dhe të miratohen anëtarë të tjerë jo me ritmin që unë do doja. Fakti që nuk ishin bërë më parë, tregon se ka një mungesë eficence, dhe është një mangësi e KLD. Ende nuk janë plotësuar vendet vakante për gjykatën Administrative. Unë propozova që gjykata të fillonte në datën 4 nëntor. Ligji shpreh qartë se duhet të ishin bërë emërimet para se të fillonte puna. Ka ende vende të paplotësuara. Ligji fliste qartë për një riorganizim të sistemit gjyqësor, por nuk u respektuar ky ligj. Sot kemi një ngërç që as vetë KDL nuk e zgjidh dot. KLD ka mungesë eficence për moszbatim të ligjit. Ka numër të madh gjykatësish në Lushnjë për shembull. Nuk kemi një KLD që të përcaktojë një rend ditë të qartë dhe të saktë. Janë tre apo 4 kryetar...