Laert Vasili: Unë kandidat i "Syriza" do zgjidh problemet e emigrantëve

2015-08-22 5

Laert Vasili, regjisori dhe aktori shqiptar i cili në zgjedhjet vendore të Greqisë do të kandidojë si përfaqësues i partisë më të madhe opozitare Syriza thotë se nëse fiton do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat emigrantët shqiptarë përballen në Greqi.
Në një intervistë për Ora News, Laert Vasili tregoi arsyet pse pranoi ftesën e "Syriza" për të qenë kandidat për këshilltar në Këshillin e Qarkut të Atikës.
"Është moment i mirë. Dua të theksoj se atë që vuajnë janë emigrantët në Greqi, duke nisur nga toponimet apo cështja e dokumenteve. Ka emirgrantë që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë marrë nënshtetësinë. Këto vendime merren në pushtetin vendor. Kjo është arsyeja pse vendosa të marr pjesë në këtë garë për pushtetin vendor" tha Vasili gjatë bashkëbisedimit me skajp me gazetarin e Ora News, Edvin Peçi.
Lidhur me torturimin e Ilia Karelit Vasili thotë dhuna raciste nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët. "Ka një rritje të dukshme të forcave fashiste ndikuar dhe nga qeverisja dy partiake në Greqi."