A1 Report - Fier, pas aksionit te INUK, tregtaret e skrapit mbledhin hekurishtet

2015-08-22 0

FIER - Pak ditë pas ndërhyrjes së fadromave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik kombëtar për shembjen e ndertimeve pa leje përgjatë aksit Levan Tepelenë, mbetjet e godinave po shfrytëzohen nga tregtarët e skrapit.

Pamjet e A1 Report tregojnë banorët e zonës, të cilët kanë nisur të grumbullojnë hekurishtet e mbetura prej rreth 70 objekteve që u shëmben në këtë aks rrugor, për tu tregtuar më pas për qëllime përfitimi.

Po ashtu, fadromat e INUK vijojnë sërish punën për heqjen e interteve me qëllim hapjen e kanaleve kulluese, të cilat ishin bllokuar nga ndërtimet e ngritura pa leje.