Çmimi i energjisë, Guxholli: Marrëveshja me FMN parashikon rritje në qershor

2015-08-22 3

Qytetarët shqiptarë duket se nuk do ti shpëtojnë rritjes së çmimit të energjisë dhe pse qeveria herë pas herë përmes Ministrit të Energjisë ka tentuar të hedhë poshtë këtë fakt.
Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Kryeministrit gjatë qeverisjes së djathtë, eksperte ekonomie, deklaron se në marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar thuhet qartë se në qershor do të punohet për çuarjen e çmimit të energjisë elektrike në nivelin e rajonit dhe çmimit ndërkombëtar.
Në gjykimin e Xhukës kjo do të rëndojë më së shumti mbi shtresën e varfër dhe mbi shtresën me të ardhura më të pakta, pasi një tjetër propozim është dhe heqja e fashës mbrojtëse 300 kw.
Në Ora Live në RTV Ora News, Guxholli foli dhe për reformën në pensione, ku bëri me dije dhe pasojat që rrjedhin prej saj.
E pyetur mbi përqafimin e kryeministrit Rama të nismës Shqipëria 1 euro të ish-kryeministrit Berisha, Guxholli vlerëson menaxhimi nga e djathta mbronte pronën publike. Ndërsa lidhur me INSTAT, ajo tha se po manipulon me shifrat mbi ekonominë.
330 mln euro hua nga FMN, efekt në ekonomi nëse mirëmenaxhohen

Free Traffic Exchange