KRUJE- Liqeni Tapizës në rrethin e Krujës është kthyer në një kërcënim serioz për banorët e këtij fshati dhe më gjerë.
Shkak për këtë janë bërë rrëshqitjet e tokës në këtë zonë, të cilat mund të ndikojnë në plasaritjen e digës së këtij liqeni, çka do të sillte përmbytjen e rreth 800 banesave.
Problematike situata është edhe gjatë ditëve me reshje, teksa uji del nga shtrati dhe vërshon drejt shtëpive të banuara, ndërsa banorët i bëjnë apel instancave përkatëse për ndërhyrje.
Tjetër dukuri që të bie në sy pranë këtij liqeni janë dhe pirgjet e mbetjeve urbane, ndërsa lidhur më këtë banorët thjesht heshtin, pasi janë ata shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni.