A1 Report - Durrës, Kapiteneria e Porteve kremton 100-vjetorin e krijimit

2015-08-22 1

DURRES- Kremtohet 100-vjetori i krijimit të Kapitenerisë Shqiptare të Porteve në qytetin e Durrësit. Në 14 prill 1914 në portin e Durrësit është pritur zyrtarisht anija e parë e huaj, e në kuadër të këtij përvjetori, në kapitenerinë e portit të qytetit bregdetar morën pjesë drejtues ndër vitet të kapitenerisë, ministri i Mjedisit Lefter Koka, zv/ministri i Transportit dhe Infrastruktures Ylli Manjani, e përfaqësues të pushtetit vendor.

Ata vlerësuan kontributin e atyre që kanë punuar për vite me radhë në këtë sektor, ndërsa shtuan se rritja profesionale do të vazhdojë edhe më tej.