Shoqata e të Larguarve nga Administrate proteston përpara godinës ku punonte Brunilda Meka

2015-08-22 1

Vdekja e 52 vjeçares Brunilda Meka nga vetëhelmimi pas transferimit të punës, ka ngritur në protestë shoqatën e të larguarve nga Administrata Publike. Me lule dhe qirinj nëpër duar ata kanë marshuar përgjatë Bulveradin "Republika" nëpër qytet. Familjaret e saj denoncuan se vdekja e 52-vjeçares ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm nga Drejtuesit e ISKSH për largim nga puna. Protestuesit thanë se kjo protestë nuk do të ndalojë sepse qeveria deri më tani ka shkaktuar 3 viktima.

Marshimi ka vijuar deri tek Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore ku Brunilda Meka prej 21 vjetësh ushtroi profesionin e saj, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe pjestarë të Shoqatës të të përndjekurve politikë. Në shenjë nderimi janë ndezur qirinj dhe janë vendosur lule pranë fotos së saj.

52-vjeçarja Brunilda Meka i dha fund jetës 3 ditë më parë duke u vetëhelmuar me ilaçe. Sipas familjarëve të saj ajo kish rënë në depresion për shkak të transferimit që kish marrë në punë drejt Komunës Mollas të Ersekës, ndërsa bashkëshorti i saj Dirton Meka, ka akuzuar drejtoreshën e Sigurimeve Shoqërore Ana Verushi, si përgjegjësen kryesore për vdekjen e bashkëshortes së tij.

Free Traffic Exchange