Riaktivizohen negociatat PD-PS për integrimin, shpresë për miratimin e rezolutës

2015-08-22 4

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bërë në fundjavë edhe një përpjekje të fundit që të mos turpërohen para Parlamentit Europian dhe kanë nisur bisedimet për të hartuar rezolutën e munguar në takimin e Strasburgut më 14 mars.
Sipas burimeve nga dy selitë politike, të premten e kaluar selia rozë i ka hapur rrugë edhe njëherë komunikimit me selinë blu, duke rikthyer komunikimin e ndërprerë prej disa ditësh.
Pas kthimit të një përgjigje me email dhe komunikim telefonik nga deputeti Taulant Balla, PD ka shfrytëzuar weekend për të ndërtuar një mardhënie të re me rivalët politikë, ku ka pasur shkëmbime elektronike, telefonike por edhe takime informale për të synuar konsensusin.
Sot demokratët pas këtyre negociatave kanë hartuar draftin e tyre, ku përfshihen edhe disa nga çështjet e debatuara në takimin me delegacionin e PE një muaj më parë dhe e kanë dërguar në emailin e deputetit socialist Taulant Balla.
Dërgimi i pikave të rezolutës sipas variantit opozitar është konfirmuar edhe nga burimet pranë PD, po ashtu edhe nga ato pranë PS që kanë konfirmuar mbërritjen e variantit blu të rezolutës.
Tashmë topi është në fushën rozë, ku do të kthehet përgjigje nëse do të ketë ose jo një deklaratë të përbashkët në formë rezolute për të mbështetur integrimin, ashtu siç është pemtuar publikisht, apo jo.
Kujtojmë se në Strasburg palët nuk arritën për herë të parë në takime të tilla me PE që të miratonin një dokument final, duke marrë edhe kritika të ashpra nga europarlamentarët, sidomos nga kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, që e konsideroi absurd një situatë të tillë.
Me riaktivizimin e negociatave hapet edhe një dritare shprese për arritjen e këtij konsensusi të munguar PS-PD.
Meta: Rezultati konkret nuk varet nga mazhoranca
"Jam informuar në mënyrë të vazhdueshme sidomos nga kryetari i këtij komisioni për përpjekjet dhe tolerancën makismale që ka treguar në raport me opzoitën në emër të mazhorancës aktuale në mënyrë që kjo deklaratë e përbashkët të mbyllet me konsensus, rezultati konkret nuk varet nga mazhoranca" u shpreh sot Meta në një prononcim për median nga selia e LSI-së