A1 Report - Lista e barnave te rimbursueshme Fondi: Nuk ka rritje te çmimeve

2015-08-22 1

TIRANE - Pensionistët, të sëmurët me kancer, të verbërit, jetimët apo fëmijët janë vetëm disa nga kategoritë që e përfitojnë falas 477 medikamentet e listës së rimbursuseshme. Pas aludimeve nga pacientët se një pjesë e barnave kanë pësuar rritje të çmimit në listën e rimbursimit për 2014, Fondi i sigurimeve shëndetësore, sqaron se bëhet fjalë vetëm për ndryshim të alternativës së parë, e cila vazhdon të ofrohet 100% falas për kategoritë e përcaktuara.

"E gjithë masa e mbulimit është ruajtur si lista e mëparshme, duke i sqaruar të gjitha subjektet mjekësore, si të kontraktuara me fondin. Të gjitha kategoritë që e kanë përfituar 100% edhe me këtë listë do ta përfitojnë 100% alternativën e parë të çdo bari. Mndësia e zgjedhjes është për popullatën. Çdo pacient që zgjedh një alternativë tregtare, do të bashkëpaguajë diçka nga alternativa e çmimit të parë." tha Tanja Memi, drejtore e rimbursimit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Një tjetër risi për këtë vit e listës së rimbursueshme është se ajo është lehtësisht e aksesueshme nga të gjithë edhe nëpërmjet celularit. Falë aplikimit E-Barna, të gjithë mund të kontrolllojnë në çdo moment nëse medikamenti është në listën e rimbursit, sa është përqindja e mbulimit nga Fondi dhe sa paguan pacienti si dhe detaje të tjera për barin e kërkuar.