Protestuesit i "zënë derën" Ministrit Tahiri: Të dorëhiqet se dhunoi protestën anti-greke

2015-08-22 0

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Aleancës "Kuqezi" kanë protestuar sot përpara ministrisë së brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Saimir Tahiri.
Protesta vjen pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar të shtunën papa ambasadës greke kundër torturës së ushtruar nga të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.
"Sot arkivoli i Ilia Karelit është pa zemrën brenda sepse kriminelët grek në bashkëpunim me mbrojtësit e tyre ka përdorur dhunë ndaj të rinjve dhe të rejave në Tiranë vetëm se mbrojtën idealet e një të riu që ishte i burgosur në Greqi. Saimir Tahiri nëse ke pak moral bëj dorëheqjrn. Do të jetë nder i madh për ty dhe nder i madh për Shqipërinë ndërsa dhuna është turp" është shprehur një prej protestuesve.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk janë kundër policisë por kundër drejtuesve të policisë së shtetit. Ata e kanë cilësuar si të pajustifikuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
"Të rinjtë u dhunuan nga policia në mënyrën më të pajustifikueshme. Nuk kishe asnjë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kërkonin dinjitet për atë çfarë kishte ndodhur në Greqi. Këtu kemi protestues të cilët janë dhunuar, janë marrë peng nga policia. Policia ka pushuar nga puna 4 policë por nuk kemi asnjë deklaratë se kush dha urdhër të mësynet ndaj protestuesve" kanë theksuar protestuesit.
E gjithë protesta u shoqërua me masa jo shumë të larta nga policia, por është ndjekur nga afër edhe nga vetë Drejtori i policisë. Në shenjë proteste godina e Ministrisë së Brendshme u godit me vezë.

Free Traffic Exchange