Industria e tekstilit, kërkohen masa për rritjen e konkurrencës

2015-08-22 15

Industria e tekstilit shënon rritje, por nevojiten masa për të rritur konkurrencën në prodhimtari. Nga Shoqata e Industrisë së Tekstilit thonë se një nga sfidat më të mëdha mbetet presioni nga fuqia e lirë punëtore nga vendet e Lindjes së Mesme.

"Nëse i marrim kostot e realizuara për një minutë prodhimi, Maqedonia dhe Serbia janë me 8 cent për një minutë, Bullgaria 9 cent. Por, për dallim nga ne, Bangladeshi ka 3 cent për minutë", tha Angel Dimitrov, Shoqata e industrisë së tekstilit.

Punonjësit e tekstilit kërkojnë mbështetje për krijimin e markave personale dhe theksojnë se mbështetja nga buxheti për tërë industrinë e prodhimit është shumë e vogël.

"Kërkesa e parë ishte për mbështetje për furnizim me makina moderne në mënyrë që të rritet produktiviteti në kompanitë tona. Kërkesa e dytë ishte të ulet shkalla doganore për importin e lëndëve të para nga Lindja e Mesme, pasi nëse duam t'i stimulojmë kompanitë që lëndët e para t'i deponojnë këtu, dhe në këtë mënyrë të fitojnë edhe ndonjë denarë, problem të madh paraqitet nëse shkalla doganore është më e lartë se ajo në BE", tha Angel Dimitrov, Shoqata e industrisë së tekstilit .

Në industrinë e tekstilit numërohet rreth 42 mijë të punësuar, ose 12% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në rang shteti. Natasha Stojanovska