Vetëvritet 4 ditë pasi fitoi lirinë Olsi Iljazi, 34-vjeçari i cili u lirua nga burgu i Drenovës pasi përfitoi nga amnistia.
Olsi Iljazi ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati në Korçë. Iljazi ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite dhe 4 muaj burg pasi në dhjetor të vitit 2012 dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë Rudinën, e cila vetëm një muaj pas ngjarjes humbi fëmijën në muajin e 5-të të shtatzanisë.I riu kreu rreth 1 vit burg dhe më pas u lirua, pasi rezultonte në kategorinë e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.
Blutë e Korçës bënë të ditur se "rreth orës 12:50, në Lagjen 9 Korçë, është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banon dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi O.I, rreth 34 vjeç".
Ndërsa mesohet se shkaku kryesor i vetvrasjes ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e 34- vjeçarit, i cili kishte rënë në depresion.
Sipas familjareve gjendja e tij vazhdonte te ishte e rënduar.Ditën e sotme kur ka kryer dhe aktin e vetvrasjes duke u hedhur nga kati i 5-të, në banesë kanë qenë edhe prindërit e 34- vjeçarit, të cilët jane transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës në gjendje shoku.
(Ne foto: Olsi Iljazi dhe bashkëshortja në spital pas dhunës së të shoqit, dhjetor 2012)
Masa e sigurisë
Në prill të vitit të kaluar Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë dënoi me 2 vite dhe 4 muaj burg Olsi Iljazin, i cili dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë, 28-vjeçaren Rudina Iljazi. 34-vjeçari dhunoi me mjete të forta dru bashkëshorten e tij shtatzënë, ndërsa dhunës nuk i shpëtoi dhe vjehrra e tij.
Me ligjin e amnistisë së miratuar nga qeveria shqiptare, Iljazi fitoi lirinë, duke lënë kështu qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ku vuante dënimin,kur i kishin mbetur edhe edhe 1 vit e pak muaj burg.
Me 13 dhjetor të 2012, vetëm një ditë pasi ishte arrestuar për dhunim të bashkëshortes, Iljazi tentoi të vriste veten në ambjentet e paraburgimit.
34 vjeçari u ndalua nga policia teksa godiste pa pushim kokën pas muri, duke e çarë atë në disa vende, si shenjë ndëshkimi dhe pendimi për veprimet e tij.
Më pas ai tentoi te vetevritet për herë të dytë në ambjetet e spitalit rajonal, ku u shtrua pas tentativës së parë për tu vetvrarë për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë.
Ngjarja
Paraditen e 12 dhjetorit 2013, 34-vjeçari Olsi Iljazi sulmoi bashkëshorten e tij Rudina Iljazi 5 muajshe shtatzënë me sende të forta, e cila prej 5 ditësh gjendej në shtëpinë e prindërve të saj për shkak të një konflikti familjar, që kishte ndodhur mes tyre.
Ijazi u ndalua nga policia, ndërsa bashkëshortja e tij për një muaj rresht iu nënshtrua trajtimit në spitalin e Korçës. Pas një muaji trajtim në spital, Rudina Iljazi, nuk ka mundur të sigurojë vazhdimësinë e shtatëzanisë, duke kryer një abort spontan.