Komuna Labinot Fushë, këshilltarët "ngrijnë" buxhetin për të tretin vit

2015-08-22 4

Përplasja politike mes këshilltarëve të Komunës Labinot Fushë ,ka sjellë për të 3-tin vit radhazi mosmiratimin e buxhetit. Sipas të majtëve, këshilltarët e djathtë kërkojnë që me këtë buxhet të kryhen investime vetëm në zonat ku ka votues të djathtë, ndërsa këshilltarët e djathtë arsyetojnë bllokimin e buxhetit me mosdetajimin e fondeve me preventiv.
Që prej vitit 2012 buxheti nuk është miratuar dhe Komuna ka punuar me 1/12 e buxhetit të saj, gjë që ka sjellë edhe mungesë të shërbimeve për komunitetin.
Sipas Shefit të Financës pranë komunes Labinot Fushë, Mustafa Baroti, ky buxhet nuk miratohet për arsye politike dhe se vlera e buxhetit për 2014 ishte 560 mln lëkë të vjetra, të cilat as këtë vit nuk do të jenë në shërbim për banorët e zonës.
Sekretarja e këtij këshilli, Majlinda Kaçuli, e zgjedhur nga forca e djathtë politike, thotë se kryetari i Komunës Osman Qosja e ka sjellë projekt-buxhetin me 3 muaj vonesë.
Kaçuli shtoi se në vitin 2012 buxheti u miratua nga këshilltarët, por nuk u firmos nga Kryetari, ndërkohë që pas deklaratave dhe blokimeve që po i kryejnë këtij buxheti këta këshilltarë, ata që po vuajnë pasojat janë banorët.

Free Traffic Exchange