Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrojti sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ironizoi PD, duke u shprehur se me zbulimin e sms-së në komisionin hetimor për lëvizjet në polici "Pa dashje i vunë në gjoks një medalje zotit Tahiri."
I pyetur a ndihet i përgjuar vetë Meta, ai përmend deklaratën e kreut të grupit të LSI-së, Vasili se nuk i pëlqen politika përmes vrimës së çelësit i takon së kaluarës."
"Nuk më pëlqen të bëjmë politikë përmes vrimës së çelësit. Kjo është një politikë që i takon së kaluarës dhe nuk është aspak transparente dhe racionale. Pa dashje përfaqësuesit e PD-së i kanë vendosur në gjoks një medalje zotit Tahiri.
Fakti që Tahiri pranoi sms tregoi përgjegjësinë dhe transparencën e tij. Ju ftoj ta rilexoni sms. Kjo tregon një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të një ministri të shqetësuar nga një situatë konkrete në një periudhë konkrete dhe kërkon të motivojë vartësit e tij. " tha Meta në një prononcim për median mesditën e sotme nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Meta: Opozita të lërë kërcënimet me protesta, të reflektojë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i bën thirrje opozitës të lërë kërcënimet me protesta dhe të pranojë ofertën për të bashkëpunuar për reformën administrativo-territoriale.
'Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët por nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim. Sa i takon reformës administrative territorial nuk është mazhoranca ajo që vendos ultimatume, përkundrazi ajo ka treguar shpirtin maksimal të vullnetit për bashkëpunim duke ofurar mundësi të barabarta për opozitën. Ka disa afate kushtetuese edhe për realizimin e kësaj reforme dhe do të donim të kishte një reflektim dhe opozita të merrte përgjegjësitë e saj" tha Meta.
Kritikat e Ramës, Meta: Ftoj të gjithë të respektojnë rregulloren
I pyetur se çfarë impresioni i la kritika e zotit Rama seancën e kaluar në parlament, Meta u përgjigj duke ftuar të gjithë aktorët të bashkëpunojnë për të respektuar rregulloren.
"Ftoj të gjithë aktorët në Kuvend të bashkëpunojnë në respektim të rregullores dhe të një klime sa më bashkëpunuese në Parlament.
Meta: Autorët para ligjit, protesta të mos politizohet
Kryetari i Kuvendit kërkoi zbardhjen dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dhunës dhe torturave që i shkaktuan vdekjen Ilia Karelit. Ndërkohë që përcjell dhe një apel për të mos politizuar protestat këtu në Tiranë.
"Shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike. Mbështes qëndrimin e ministrit të Drejtësisë Naço. Ka pasur komunikim mes autoriteteve të dy vendeve. Dua të vlerësoj dhe investigimin e medias greke duke ndihmuar edhe vetë drejtësinë greke që të mos vonojë të vërë para ligjit autorët e kësaj dhune.
Vlerësoj dhe reagimin e ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre pol...