Përballë akuzave të Shqipërisë dhe Italisë se Otranto është kthyer në autostradën e trafikut të drogës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është vendosur në pozita mbrojtëse në Komisionin e Ligjeve duke hedhur poshtë pretendimet se heqja moratoriumit të mjeteve lundruese ka shtuar trafikun. Madje e ka cilësuar të pavlefshme edhe periudhën e moratoriumit të skafeve.
"Statistikisht moratoriumi nuk ka ndikuar në siguri më shumë as për trafikun e qënieve njërëzore as për trafikun e drogës edhe përpara hyrjes së tij në fuqi edhe pas hyrjes së tij në fuqi"tha Ministri i Brendshëm.
Në komisionin e Ligjeve miratoi pa debate edhe ndryshimet për mjetet lundruese, që detyron çdo mjet lundrues në dete, liqene apo lumenj me tonazh neto të regjistrit nën 20 ton duhet te pajiset me sistem për lokalizim gjeografik GPS, të kenë pajisjet e shpëtimit, sinjalet ndriçuese për lundrimin natën, te pajisjen me radio ndërlidhjeje.
Në të kundërt dënimi parashikon gjobë deri në 50 mijë lekë dhe sekuestrim të mjetit. Megjithatë, për Ministrin Tahiri ligji është i vjetër dhe ka nevojë për një reformë të plotë.
"Projektligji është i domosdoshëm për shkak të mosrinovimit të moratoriumit të mjeteve lundruese. Ai parandalon trafikun përmes mjeteve lundruese por nuk i jep zgjidhje trafikut. Megjithatë projektligji në prag të sezonit turistik rrit sigurinë. Ky sektor kërkon reformë tërësore. Ligji është prej 14 vjetësh dhe është i vjetër.Ai nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës" është shprehur Tahiri.
Tahiri në komision: Pasaportat e fëmijëve të jenë 5-vjeçare
Komisioni miratoi ndryshimet ne ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë. Ndryshimet shtyjnë me një vit skandencën e 156 mijë pasaportave të fëmijëve që në kundërshtim me ligjin kanë pasur një afat 10 vjeçar dhe jo pesë.
"Në periudhën 2009-2010 janë dhënë pasaporta me afat 10-vjeçar për fëmijët dhe kjo është në kundërshtim me ligjin pasi pasaportat për fëmijët duhet të jenë 5-vjeçare. Janë mbi 156 mijë fëmijë që kanë pasaporta me afat 10-vjeçar" është shprehur Tahiri.