Turizmi dhe sitet arkeologjike në Fier, Drejtoria e Turizmit aksion për pastrimin e zonave

2015-08-22 7

Rikthimi në identitet i zonave arkeologjike në qytetin e Fierit si pjesë e guidave turistike, kanë qenë në fokus të nismës së marrë nga Drejtoria e Turzimit pranë këtij qarku, për largimin e mbetjeve të shumta që janë akumuluar pranë tyre në vite me rradhë.
Fieri është një qytet i cili përveç siteve arkeologjike, ofron edhe turzimin detar, ndaj është e domosdoshme që infrastruktura që ato ofrojnë të jetë në kushte bashkëkohore duke ndikuar në këtë mënyrë dhe në thithjen e sa më shumë turistëve, që natyrisht do të ndikonin edhe në zhillimin ekonomik të zonës.
Projekti i pastrimit të zonave turistike do të vijojë deri më 15 Maj, duke finalizuar punën me hapjen e sezonit veror për të gjithë turistët dhe pushuesit vendas të cilët do zgjedhin zonat bregdetare dhe arkeologjike të Fierit për pushimet e verës.