A1 Report - Korçe, vret veten 52-vjeçarja, i shoqi: Infarkt se e transferuan

2015-08-22 2

KORÇE - Dritan Meko, bashkëshorti i gruas 52-vjeçare, Bruna Meko, që vrau veten ditën e djshme duke u helmuar në shtënë e saj në Korçë, ka deklaruar sot se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e sstresit të shkaktuar nga largimi nga puna.

Në një prononcim për mediat, Dritan Meko akuzoi drejtoren e ISSH-së së Korçës si shkaktare. "Drejtoresha e ka fajin, sepse gruan time e transferuan ne Ersekë, ku ajo nuk mund të shkonte. Ajo e përjetoi shumë keq, pësoi infarkt e pastaj u vetëhelmua. Ajo ka qënë familje e persekutuar dhe ky është persekutim i dytë, financiere nga Korça në Ersekë, financiere. Letra e saj është e vërtetë. I bëj apel drejtësisë ta zbardhë ngjarjen më tej, pasi të afërm të tjerë thonë që drejtoresha e kishte ofenduar."

E njohur me këto akuza, ka reaguar sot edhe drejtorja e Sigurimeve Shoqërore të Korçës, Ana Verushi. Ajo shpjegoi se " 52-vjeçarja Bruna Meko nuk është pushuar nga puna nga ky institucion, por thjesht është transferuar në një tjetër detyrë.

Vetëvrasja e 52-vjeçares nga depresioni është komentuar sot nga Partia Demokratike, e cila tha se "përgjegjëse për këtë ngjarje është dyshja Rama - Meta", ç'ka u hodh poshtë si spekulim me vdekjen nga deputetja e Ps-së, Olta Xhaçka.

Free Traffic Exchange