A1 Report - Kukës, plagoset roja i repartit MM: Është shembur një godinë

2015-08-22 0

KUKËS - Në repartin 2210 nuk ka ndodhur shpërthim siç u njoftua fillimisht por është shembur një nga depot e këtij reparti. Është Ministria e Mbrojtjes që me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se, roja i repartit Kastriot Shahu nuk është plagosur nga ndonjë shpërthim, por sepse është shembur ish-depoja që përdorej për veshëmbathje.

Sipas ministrisë, "rreth orës 08.30, të datës 13.04.2014, Pr. II, Kastriot Shahu me detyrë roje në Detashmetin e Mbrojtjes Rajonale Kukës, strukturë në vartësi të BrMR, në zbatim të planizimit të shërbimit ditor është paraqitur për të marrë shërbimin në objektin e këtij reparti. Objekti është brenda planit të përhapje dhe ruhet me vëzhgim".

Ministria ka sqaruar se, "në momenti e kontrollit të objektit nga Pr. II, Kastriot Shahu është vënë re se në një nga objektet (ish-depo e veshmathjes) dera e jashtme rezultonte e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këti fakti roja është futur në objekt".

"Në këtë moment nga personeli i shërbimit të Vendrojes Nr. II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti është dëgjuar një zhurmë dhe është vërejtur pluhur. Nga personeli i shërbimit sipas linjës së drejtimit është shkuar menjëherë në vendngjare dhe është vërejtur se Objekti (ish-depo e vezhmathjes ) ishte shembur dhe roja ndodhej nën rrënoja", bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në komunikim e saj për median.

Ndërkaq, "menjëherë është lajmëruar linja e komandimit të reparti dhe Forcave te Armatosura, policia e rendit dhe zjarrfikësit. Gjithashtu Pr. II, Kastriot Shahu është dërguar për marrjen e ndihmes së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar demtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën".

"Aktualisht për ndihmë më të specializuar Pr. II, Kastriot Shahu është dërguar në Qendrën e Traumës. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin", përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës.