TIRANE- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan. Dy makina janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në Mullet. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy autoambulanca, ndërsa të plagosurit mësohet se janë dërguar me mjete private drejt Spitalit Ushtarak.
Dy makinat e përfshira në aksident janë "Opel" me targa AA 545 GP, dhe "Volkswagen".
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.