Shkatërrohet Ura në qytetin e Fierit si pasojë e punimeve të dobëta edhe pse ka vetëm 3 vite që është ndërtuar. Kjo urë është e vetmja mundësi lidhëse midis dy pjesëve të segmentit të ri rrugor, Kthesa e Daullasit, Baltez, Hamil dhe Seman.
Edhe pse është ndërtuar vetëm 3 vite më parë, të çarat e krijuara shtojnë rrezikun që kjo urë të shembet pak nga pak. Mungesa e investimeve për rikonstruksionin e saj apo mirëmbajtjen për të shmangur shembjen, ka bërë që ura të ketë dëmtime të tejskajshme. Por pavarësisht investimeve një element i rëndësishëm që ka çuar në këtë gjendje Urën, janë cilësia e punimeve.
Rëndësia e kësaj ure qëndron dhe në faktin se është një nga segmentet rrugore që të lidh me zonën bregdetare të Semanit. Në këte mënyrë shembja e saj nga dëmtimet nuk do të sjell vetëm bllokim të një nga akseve që të lidh me bregdetin por do të izoloj edhe banorët e zonës apo edhe udhëtarët që kalojnë në këtë rrugë, duke i detyruar qytetarët t'i drejtohen akseve të tjera më të largëta .