A1 Report - Dhermi, shembet me shperthim hoteli pa leje i ish-kryeplakut

2015-08-22 1

VLORË - Shembet në plazhin e Dhermiut me shpërthim të telekomanduar, një hotel katërkatësh, në pronësi të kryeplakut të fshatit, Gjik Stramarku. Ka qënë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, që e ka realizuar shpërthimin e kontrolluar me eksploziv në orën 15:00 të ditës së sotme. Për shembjen e hotelit janë hapur rreth 450 vrima në të katër katet e objektit, duke vendosur eksploziv brenda secilës prej tyre."

Gazetari i "A1Report!", Armand Xhelili, i cili e transmetoi live shembjen e objektit, njoftoi gjithashtu se "pronarët e hotelit nuk kanë kundërshtruar; atyre madje iu është lënë edhe dy ditë kohë më tepër për të hequr prej tij, pajisjet.

Shembja e hotelit është në vazhdën e spastrimit të zonave bregdetare të vendit nga ndërtimet e jashtëligjshme; gjatë ditës së sotme, INUK ka prishur edhe disa objekte të tjera. Vetëm në bregdetin e Dhermiut janë piketuar rreth 160 ndërtime të ngritura pa leje.

Kreu i INUK Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në Dhërmi, deklaroi se "i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar". Objekti që do të prishet sot ndodhet në brezin e parë të rërës, buzë detit, pa leje dhe pa dokumenta pronësie,"- ka theksuar ai.