A1 Report - Percillen ne banesen e fundit 4 viktimat e aksidentit ne Kamez

2015-08-22 3

TIRANË- Përcillen për në banesën e fundit, katër të rinjtë të cilët u aksidentuan me vdekje në Kamëz në gdhirë të së shtunës.
Një ngjarje e rëndë dhe e papritur për familjarët, por që mund të ishte shmangur nëse drejtuesi i mjetit tip BMË, Alfred Beluli, të mos kishte konsumuar alkool dhe të mos ecte me shpejtësi.

Edhe gjatë ditës së sotme, ishte e pamundur t'u shkëpusje deklarime rreth ngjarjes familjarëve të katër viktimave.
Tepër e rëndë paraqitej gjendja në banesën në zonën e Treshit, pranë Institutit Bujqësor në Kamës, e dy të rinjve motër dhe vëlla, Juxhena dhe Klevis Muça, respektivisht 18 dhe 14 vjeç.

Edhe ata kishin dalë për të dëfryer në mbrëmje, me Belulin dhe studentin 22-vjeçar Fatjon Drizaj.
Burimet policore që kryen hetimet në vendin e ngjarjes, kanë deklaruar se shkaku i dyshuar I aksidentit është konsumi I pijes alkoolike nga ana e drejtuesit si edhe humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Free Traffic Exchange