Dhërmi, INUK shemb me eksploziv objektin 5-katësh

2015-08-22 2

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5-katësh në Dhërmi.
Aksioni i nisur para 2 ditësh nga INUK është finalizuar sot në orën 15:00 pasi inspektoriati u la kohë pronarëve të objektit të zhvendosnin materialet.
Kreu i INUK Zyhdi Dajti i cili ndodhet në Dhërmi deklaroi se i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar.
Sipas INUK-ut objekti që është prishur sot ndodhet në brezin e parë të rërës, buzë detit, pa leje dhe pa dokumenta pronësie.
Ndërtesa në fjalë i përket kryeplakut të fshatit të Dhërmiut, Gjikë Stramarku, i cili akuzohet nga agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave se në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të kësaj zone.