KUKËS - Një nga rojet e sigurisë në repartin ushtarak numër 2210 në vendin e quajtur "Lugu i keq", në Kukës ka mbetur i plagosur nga një shpërthim.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mengjesin e sotëm rreth orës 09:20 në ish-godinat e Divizionit të Kukësit, ndërsa burime nga policia lokale e këtij rrethi kanë bërë të ditur se i plagosur është Kastriot Shahu.
Në pamje shikoni edhe vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe godina e cila është shkatërruar si pasojë e shpërthimit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje.
Me vonë bluzat e bardha panë këtij spitali duke parë gjëndjen e rëndë shëndetësore të të plagosurit e kanë dërguar atë me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për mjekim më të specializuar.
Blute e Kukësit ende nuk kanë një motiv zyrtar për motivet e shpërthimit, ndërkaq kanë nsiur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.