BARI - Në Qendën për Identifikimin dhe Dëbimin (CIE) në Bari të Italisë, qëndron i mbyllur një 21 vjeçar shqiptar Romino Velku. Në këtë qendër qëndrojnë edhe italianë si dhe emigrantë të tjerë deri në momentin e identifikimit të tyre. Mirëpo rasti i Rominos, është i veçantë, pasi 21 vjeçari shqiptar jeton në Itali, që prej moshës 3 vjeç. Ai flet italisht me theks toskan ndërsa të gjithë familjen e ka me banim në Itali. Për shkak të precedentëve penalë dhe ligjit për shtetësinë, policia beson se djali duhet të kthehet në Shqipëri, edhe pse ka jetuar thuajse gjithë jetën në Itali. Megjithatë Roni qëndron i mbyllur mbyllur në CIE-n e Barit deri sa të identifikohet duke u trajtuar si një emigrant i paligjshëm identiteti i të cilit nuk është i njohur.
Praktikat burokratike për identifikimin mund të jetë të shkojnë deri në 18 muaj. Ndërkohë djaloshi shqiptar qëndron i në një azil administrativ, dhe jo penal, për shkak se autoritetet italiane nuk e dinë se kush është ai dhe besojnë se Shqipëria është shteti në të cilën fëmija duhet të jetojë. Por 21 vjeçari nuk mund të respektojë urdhrin e policisë për tu larguar nga Italia pasi e tërë familja e tij jeton në Toskanë, madje i vëllai është shtetësi italiane.
"Kam ardhur me familjen në Itali, që në 1996, kur isha 3 vjeç. E gjithë familja ime është këtu, madje të afërmit e mi, tezet, xhaxhallarët kanë ardhur që më përpara se ne në Itali. Është e vërtetë që kam precedentë penalë, pork am 5 vjet që jam i pastër. Kam kërkuar të dal nga këtu për të punuar, por nuk kam të drejtë pune pa pasur leje qëndrimi në Itali. I kam bërë kërkesë edhe shërbimeve sociale por sërish më mbajnë të mbyllur këtu. Nëse më dërgojnë në Shqipëri, është si të më nisin në një vend të huaj, pasi unë jam rritur në Itali. E kuptoj legjislacionin Italian, por duhet marrë në konsideratë që kam një jetë në Itali, unë dhe të gjithë të afërmit e mi. Madje im vëlla ka nënshtetësi italiane." shprehet Romino në një intervistë për mediat italiane.
"Praktikisht, nëse personi nuk i është përmbajtur urdhërit për t'u larguar nga vendi, policia në këtë rast mund të thuhet se ka respektuar rregullat duke mbajtur djalin të mbyllur në CIE, - shprehet avokati Salvatore Fachile, ekspert mbi emigracionin - por zbatimi i ligjit duhet të jetë i arsyeshëm por në këtë rast në CIE nuk mund të qëndrojnë persona që kanë rrënjë të forta në Itali, kjo është absurde, edhe pse mund të jetë e ligjshme."
Romino Velku qëndron i mbyllur në Qendën për Identifikimin dhe Dëbimin në Bari prej afro 1 vit e gjysëm në pritje të vendimit nga organet italiane për identifikimin ose dërgimin e tij drejt Shqipërisë.