Shqipëri-Kosovë, më 16 prill, dy qeveritë do të takohen në Kukës

2015-08-22 3

Takimi i dytë i përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës do të mbahet më 16 prill në qytetin e Kukësit.
Data është konfirmuar nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj nga qyteti i Shkodrës ku vizitoi një prej bizneseve fason.
Ministri deklaroi gjithashtu se nga 1 Janari i 2015- ës, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota kontributet e punonjësve që kanë të punësuar, në rast të kundërt do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.
Kjo nismë, sipas Veliaj synon stabilizimin e skemës së pensioneve. Veliaj hodhi poshtë aludimet e ngritura së fundmi se qeveria Rama po investon më shumë në jug, duke anashkaluar veriun.
Në fund Ministri Veliaj premtoi se paketa e re për biznesin fason do të shkojë në mbështetje të këtij sektori të rëndësishëm për vendin.