Votime të qeta edhe në Tetovë, por me pjesëmarrje të ulët deri në mesditë. Të drejtë vote kanë gjithsej 79 711 votues, të cilët duhet të votojnë në 117 vendvotime. Sipas informatave nga terreni, vendvotimet në qytet janë hapur në kohë dhe pa ndonjë parregullsi.
"Deri ora nëntë numri i votuesve është 14, pra 14 votues kanë votuar deri ora nëntë, procesi i votimit filloi prej ora 7, sipas normave të parapara probleme nuk kemi pasur çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve", tha Besnik Alili, VV 1989.
"Vendvotimi është hapur në ora 7 gjithçka është duke shkuar në rregull", u shpreh Behar Ferati, VV 1975.
Deri në ora 9:00, dalja në votime rezulton të jetë e dobët, ka deklaruar nënkryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal, Zvonko Ristovski.
"Nga gjithsej 88 pika të dhënash që kanë arritur Komisionin Zgjedhor komunal, kanë votuar gjithsej 2227, pra 3.77 % në krahasim me 117 vende votimi. Në këto zgjedhje, më e dobët është dalja por presim gjatë ditës sa më në masë të dalin votuesit dh eta realizojnë të drejtën e tyre", tha Zvonko Ristovski, nënkryetar i KZK.
Banorët e dalë në votime, presin që dita e sotme të kalojë e qetë dhe në mënyrë demokratike.
"Po qet duhet normale është ajo secilat zgjedhje të qeta duhet të jenë dhe jo sikurse ka ndodhur përpara".
"Pres të kalojnë fer dhe në mënyrë demokratike këto zgjedhje".
"Si çdo cikël zgjedhor qytetarët kanë obligim të dalin të votojnë, ne kemi obligim të votojmë nuk mundë të presim gjë nëse nuk e bën punën tënde".
Sipas informatave tona, vonesë prej 10 deri në 15 minutash, është vërejtur në hapjen e vendvotimeve në disa fshatra të malësisë. Megjithatë, votimi ka vijuar normalisht. Bashkim Sulejmani