Nga 1 Janari i 2015- ës, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota kontributet e punonjësve që kanë të punësuar, në rast të kundërt do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre. Ka qënë kjo deklarata e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, lëshuar nga Shkodra, ndërsa vizitoi një prej bizneseve fason. Kjo nismë, sipas Veliaj synon stabilizimin e skemës së pensioneve.
Veliaj hodhi poshtë aludimet e ngritura së fundmi se qeveria Rama po investon më shumë në jug, duke anashkaluar veriun. Nga ana tjetër si për të përforcuar këtë qëndrim, ai shtoi se më 16 prill, qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Kukës.
Në fund Ministri Veliaj premtoi se paketa e re për biznesin fason do të shkojë në mbështetje të këtij sektori të rëndësishëm për vendin.