Mësuesit vlerësojnë drejtuesit e DAR, Nikolla: I njëjti proçes dhe për Drejtorët e shkollave

2015-08-22 1

Në këtë kuti, të ngjashme me atë të votimit të vendosur në korridorin e shkollës "Andon Zako Cajupi, mësuesit dhanë vlerësimin e tyre për drejtusen e DAR. E njëjta procedurë do të jetë në 2 shkolla të tjera në Tiranë dhe në të gjitha shkollat e tjera të vendit.
Ministrisë së Arsimit në këtë rast i duhet një mendim, duke ruajtur anonimatin e çdo mësuesi që ka dhënë vlerësimin se si është puna 6 mujore e drejtuesve të DAR, të cilët kanë ardhur më heret nga konkursi i organizuar nga Ministria. Ministrja, Lindita Nikolla, tha se kjo kohë nuk është e gjatë, por 6 muaj nuk janë aspak për të ditur se deri ku po ecet në këtë proces.
Pjesërmarja e mësuesve ka qenë e lartë. Njëra prej mësueseve thotë se ky proces ndodh për herët të parë dhe se është treguar e gatshme të jap mendimin e saj.
Më herët Ministrja, Lindita Nikolla, nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar mësueve të marrin pjesë në këtë vlerësim. Në të gjithë vendin, edhe pse e shtunë, 38.000 mësues i janë drejtuar shkollave, ndërsa ky proçes velerësimi pritet të ndiqet edhe për Drejtorët e shkollave.