Kjo pamje nuk vjen për herë të parë si shqetësim dhe nuk është për herë të parë as apeli i qytetarëve. Duket si pjesë filmi, e në fakt është realitet i banorëve të bllokut 11.
2 hektarë në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës. I gjithë kati i parë i këtij pallati është kthyer në makthin e familjëve që jetojnë pranë tij. Mbeturina, ujëra të zeza, i përshtatshëm për përdoruesit e drogës, ndërsa nuk vjen asnjë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Bashkia dhe Policia.
Kur temperaturat sa vinë dhe rriten, ky problem sa vjen dhe rrit përmasat e tij. E ndërsa jetojnë me frikë dhe në një situatë aspak normale për një qytet si Lezha, banorët e këtij blloku me të drejtë kërkojëe ndërhyrje.
Orët e mbëemjes janë më të frikshmet për këdo që kalon nëpër këtë lagje. Pasiguria është prezente, ndërsa të gjithë presin që institucionet të përmbushin detyrimin e tyre ligjor ndaj qytetarëve.