Inspektoriati i punës inspektime në Kukës, Ylli: Nuk do lejojmë mungesën e sigurisë

2015-08-22 10

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, i shoqëruar dhe nga drejtues të tjerë të Inspektoriatit, gjatë një turi takimesh në qytetin e Kukësit, bëri një vizitë inspektuese të kushteve të punës, për të parë nga afër masat teknike dhe ligjore të sigurisë në një kantier ndërtimi në këtë qytet.
Ai u shpreh se ky inspektim vjen në vazhdën e kontrollit me tematikë të përqëndruar për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë në sektorin e ndërtimit, që ka nisur në të gjithë Shqipërinë.
Ylli ka bërë thirrje të denoncohet çdo rast i mosrespektimit të legjislacionit të punës si dhe të abuzimit me detyrën apo shkelje te etikës nga ana e inspektorëve të punës, duke garantuar mbështetje në vazhdimësi në respekt të ligjit, por edhe të punëdhënësve apo punëmarrësve.