A1 Report - Ish-punonjësit e pyjores në protestë: U zëvendësuam nga të pakualifikuar

2015-08-22 1

KORÇË- 22 punonjës të shërbimit pyjor të shkarkuar nga puna në rrethin e Korçës kanë protestuar para ambienteve të këtij institucioni, pas vendimit të 21 shkurtit të qeverisë për riorganizimin e këtyre drejtorive dhe shkurtimin e stafeve të punës.

Ata kanë kanë deklaruar se janë zëvendësuar nga persona të tjerë të cilët nuk kanë kualifikimet përkatëse. Ish-punonjësit i kanë interpretuar largimet e tyre si politike, ndërsa kanë kërkuar rikthimin në vendin e tyre të punës.

Një ditë më parë u zhvilluan protesta edhe nga ish-punonjës të drejtorisë së Pyjores në Malësi të Madhe dhe në Pukë, si dhe ish punonjës të institucioneve të tjera shtetërore në rrethet Berat, Gjirokastër etj.