Ndonëse sezoni turistik nuk është shumë largë, një pjesë e mirë e vijës turstike bregdetare nuk është pastruar, me përjashtim të plazhit të madh, ku Ndërmarrja Komunale ka ndërhyrë për pastrimin e mbeturinave të ndryshme të akumuluara në këtë zonë. Situata mbetet problematike në zona si "Gjiri i Lalzit", "Currilat" apo "Kallmit".
Pavarësisht premtimeve, ende nuk është e sigurtë nëse sezoni i ri që po troket nuk do të shënojë probleme mbi kanalizimet e ujrave të bardha me ato të zeza, të cilat gjatë viteve të fundit për fat të keq e kanë tjetërsuar turzimin në Durrës, i cili për dekada me radhë ka shënuar një turizëm elitar.