Qytetarët në vend çdo ditë e më tepër ankohen lidhur të drejtat e konsumatorëve. Disa nga konsumatorët e anketuar nga ALSAT M thonë se vërejtje më të mëdha kanë me garancitë e paqarta të prodhimeve të ndryshme, pastaj me çmimet, mos dhënien e llogarive fiskale, kushtëzimet që me blerjen e një produkti të blihet edhe një tjetër dhe me gjoja zbritjet sezonale.
"Nëse diçka nuk është në rregull, e reklamoj. Për dallim nga më parë, njerëzit tani janë më ndryshe. Shitësit janë më të sjellshëm, thjeshtë janë ndryshuar kohërat".
"Po kam kthyer. Bënte probleme, por kur i thashë se do të shkojë të denoncojë te inspeksioni, mi ktheu çizmet".
"Në Manastir kemi shoqatën për të drejtat e konsumatorit dhe atje ankohemi".
"I di, por nuk i përdori, sepse mendoj se nuk janë të realizueshme në kohën e sotme tek ne. Kisha vërejtje për afatin, kohën, ruajtjen në afatin e garancisë. Dobët iu përmbahen afateve të garancisë të pajisjeve për aparatet, kurse shpesh shpjegimet janë në nivel të lartë dhe konfuze që njeriu mund të kuptojë".
"As nuk kam blerë, e as nuk planifikoj të blej, kjo është detyrë e djemve, se çfar bëjnë ata, është punë e tyre", u shpreh një qytetar.
Nga organizata e konsumatorëve thonë se për dallim nga e kaluara, është rritur numri i ankesave të qytetarëve pasi tani më tepër janë të informuar lidhur me të drejtat e konsumatorëve. Sipas Mirjana Llonçar - Vellkova, të shpeshtën ankesat janë zgjidhur në favor të qytetarëve. Vitin e kaluar kishte 2.734 kontrollime të rregullta, 337 kontrollime të tjera dhe 105 kontrollime të jashtëzakonshme, ku ishin konstatuan parregullsi dhe u paraqitën 34 kërkesa për ngritjen e procedurës kundërvajtëse në gjykatat kompetente dhe 64 kërkesa deri tek komisioni kundërvajtës. Verica Pavloski