Fëmijët me sindrome të 'Daunit', prezantojnë punimet e tyre

2015-08-22 6

Të buzëqeshur, të gëzuar dhe gjithmonë të gatshëm për argëtim. Në organizim të Shoqatës për Mbështetjen e Fëmijëve me Sindromën e Daunit, 'Trisomia 21', në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, këta fëmijë i prezantuan një pjesë të punimeve të tyre artistike. Kishte gjithçka, duke filluar nga pakot me motive të Pashkëve e deri tek ëmbëlsirat e shijshme.

"Tradicionalisht, me rastin e festave të Pashkëve, e organizojmë këtë eveniment për të siguruar që fëmijët tanë të dalin në opinion, para së gjithash, të tregohen se ekzistojmë. Të shihet se edhe këta fëmijë mund të bëjnë diçka, të krijojnë", tha Jambollka Dimitrova, Shoqata për Mbështetje të Fëmijëve me Sindromën e Daunit.

Nga shoqata informuan se gjërat e ekspozuara janë destinuar edhe për shitje, kurse mjetet e grumbulluara do të përdoren për zgjerimin e aktiviteteve të organizatës. Sindroma e Daunit është një çrregullim në zhvillim embrional. Karakterizohet me përparimin e ngadalësuar psiko-fizik, edhe pse faktet tregojnë që fëmijët e tillë kanë talente dhe aftësi shumë të ndryshme. Petar Bllazhevski