Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër

2015-08-22 9

Katër të rinjve, mes tyre motër e vëlla, jeta iu ndërpre në mes mëngjesin e sotëm, kur makina në të cilën udhëtonin doli nga rruga pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.
Ka qënë ora 04:45 minuta kur makina me targë AA533IUka qënë duke udhëtuar nga Kamzës në drejtim të Tiranës, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke u përplasur me një trotuar e më pas me një mur betoni.
Viktima të aksidentit tragjik mbetën Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla, si dhe Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç.
Përplasja ka qënë fatale për 4 të rinjtë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme,pa i lënë mundësi mjekvë dhe policisë për ti dhënë ndihmën e parë.
Sipas të dhënave të para hetimore, zyrtare rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar. Pritet të jetë ekspertiza nga policia rrugore, për të përcaktuar saktë shkakun e aksidentet dhe për të konfirmuar nëse drejtuesi i automjetetit ka qënë nën efektin e pijeve alkolike.
Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.